DURRES, 27 qershor 2013 – Një banesë dy-katesh më lagjen nr. 11, në afërsi të Rrugës Tregtare, u përfshi nga flakët mesditën e 26 dhjetorit 2013. Zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë të gjithë godinën, në të cilën nuk banonte askush. Me shpejtësi kanë mbërritur 4 makina zjarrfikëse, mes tyre të portit, të cilat arritën ta shuajnë zjarrin. Godina, ku ka rënë zjarri, nuk ka qenë e banuar pasi familjarët janë larguar prej aty disa muaj më parë, gjatë procesit të lirimit të banesave të ish-pronarëve nga qiramarrësit. Policia ka evakuuar edhe disa qytetarë që banonin pranë ndërtesës dykatëshe, si dhe bllokoi qarkullimin e automjeteve. Nuk ka njoftime për viktima. Fotot: mirësjellje e gazetarit Mark Brunga ("Shekulli").
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






