TIRANE, 26 dhjetor 2013 – Pas doresimit te mandatit te deputetit te 7 ministrave te qeverise "Rama" edhe pesë ministra të tjerë kanë dorëzuar mandatin e deputetit, duke mbajtur kështu premtimin e dhënë për të ndarë postin e ministrit nga ai i deputetit. Mësohet se ministrat që kanë dorëzuar mandatin sot janë: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Procedura njoftohet se ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky komision ka marrë tashmë kërkesën e Kuvendit për të bërë zëvendësimin e deputetëve ministra, ndaj pritet që të mblidhet sot, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.