25 dhjetor 2013- Cristiano Ronaldo është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në vitin që po lëmë pas. Portugezi i Real Madrid ka shënuar 69 herë gjatë 2013-s duke thyer edhe rekordin personal (63 gola pati shënuar në vitin 2012).
Shumë larg janë ndjekësit e tij: Zlatan Ibrahimovic me 47, Messi me 45, Suarez me 42 dhe Cavani me 41.
Janë të rralla ndeshjet ku Cristiano nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi ka shënuar 38 gola në kampionat, 15 në Champions dhe 6 në Kupën e Mbretit. Me Portugalinë ka shënuar 10 gola.
Pikërisht golat janë argumenti i Cristianos në luftën për Topin e Artë. Finalistët e tjerë të këtij çmimi kanë shënuar shumë më pak se ai: Messi 45 dhe Ribery 23.
Golshënuesi më i mirë i 2013, Cristiano Ronaldo
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kush do të jetë pasuesi i Messit? Scaloni merr vendimin, zgjedh lojtarin që do të mbajë veshur numrin 10 të Argjentinës
Tensionet dje në protestën para Kryeministrisë, reagon Bardhi: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën
Aksident në Vorë-Fushë Krujë, dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën
“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë





