DURRËS, 25 dhjetor 2013 – Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryetari i këshillit të qarkut Alfred Mullaraj, prefekti i qarkut Roland Xhelilaj si dhe personalitete të tjera kanë kryer vizita në kishën ortodokse dhe atë katolike në Durrës, ku kanë uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjeve. Në fund të vizitave kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi: “Në këtë ditë të shënuar dëshiroj t’u shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e Krishtlindjeve”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






