TIRANE, 24 dhjetor 2013 – Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një prej pub-ve të Tiranës. Fotoja është realizuar dy ditë më parë menjëherë pasi u vu re prania e kryeministrit në një prej klubeve të natës në kryeqytet, Lollipop. Tani jo përditë një kryeministër mund ta gjejmë pub-eve, por gjithsesi Rama ishte mes të tijve. E themi këtë sepse të rinjtë janë FRESSH-istë. Disa e ndjejnë peshën e kryeministrit, por ka dhe të tjerë, si çifti i të dashuruarve që shihni në foto, që nuk i shqetëson fakti se kreu i qeverisë ndodhet pas kurrizit, dhe vijojnë puthjet. Pavarësisht ambientit të gëzuar, kryeministri vihet re i ngrysur në vështrim. Mos e ka vallë nga çifti pranë që po puthet?! 

/balkanweb/