TIRANE, 24 dhjetor 2013 – Dy persona të armatosur dhe të maskuar si babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari e cila ndodhej në një qendër tregtare në periferi të Tiranës. Dy “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e një argjendarie, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë.
Policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe ka marrë në pyetje klientët, të cilët kanë thënë se nuk kanë vënë re asgjë, pasi nuk ka patur të shtëna me armë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar me këmbë drejt zonës së Lanabregasit. Grabitësit janë përballur me një patrullë policie në Farkë, me të cilën kanë shkëmbyer zjarr dhe më pas janë detyruar ta braktisin automjetin, që rezulton të jetë në pronësi të një qytetari me banim në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Policia është vënë në kërkim të grabitësve, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.
Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një argjendari në një qendër tregtare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Kam pasur një betejë me kokainën”/ Doja Cat zbulon pas tetë vitesh varësinë ndaj alkoolit dhe kokainës
Kush do të jetë pasuesi i Messit? Scaloni merr vendimin, zgjedh lojtarin që do të mbajë veshur numrin 10 të Argjentinës
Tensionet dje në protestën para Kryeministrisë, reagon Bardhi: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën
Aksident në Vorë-Fushë Krujë, dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën





