23 dhjetor 2013- Drejtoria e Policisë Rrugore, porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit apo gjatë orëve të natës, për shkak të ngricave në rrugë. Policia informon se kujdes duhet të tregohet në akset rrugore , Qafë Plloçë , Qafë Qarri si dhe në kthesat e Kapshticës. Po ashtu drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe gjatë lëvizjes në akset rrugore Fushë Dukagjin- Kukës dhe Kukës-Morinë, si rezultat i mjegullës së vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, si dhe i ngricave të natës dhe lagështirës. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor, gjatë lëvizjes në këto akse rrugore.
Policia: Akset rrugore ku duhet të tregoheni të kujdesshëm nga ngricat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ Bllokuan për dy orë Ramën në zyrë, policia arreston 14 protestues pas tensioneve para Kryeministrisë
“Io Donna”: Shqipëria në shtator, det ëndrrash, plazhe më të qeta dhe çmime që ju befasojnë
Krim makabër në Itali/ Prindërit i marrin jetën vajzës 5-vjeçare me aftësi të kufizuar, kryejnë vetëvrasje pas aktit të rëndë
Norja: Sezoni veror në Durrës ka qenë i çuditshëm, baret dhe restorantet me xhiro larg pritshmërive





