19 dhjetor 2013 –  Nje shkëmbim zjarri ka ndodhur mes policisë dhe disa trafikantëve të armëve dhe drogës në Kavajë. Ngjarja  ka ndodhur pas një aksioni të policisë në një banesë, bazë të trafikut të armëve dhe drogës në fshatin Hajdaraj të Kavajës. Pas sinjalizimeve për një trafikim armësh dhe droge në banesën e shtetasit Arbes Kotorri policia  mbrëmjen e 16 dhjetorit mbërriti për një kontroll në këtë banesë, brenda së cilës nuk u gjet asnjë person, por vetëm një sasi e vogël lënde narkotike. Kur efektivët e policisë kanë qenë duke dalë në oborrin e banesës u është zënë pritë nga disa persona, me të cilët ka pasur shkëmbim zjarri. Në ndihmë kanë shkuar edhe forca të policisë nga Tirana, duke arrestuar dy trafikantët Skerdilajd Gjoni dhe Taulant Hasa. Pas hetimit sot janë arrestuar edhe 8 persona të përfshirë në ngjarje.