19 dhjetor 2013- Në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel, Greqia ka përkrahur dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë në BE.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi të ministrisë së jashtme grek, sipas të cilës ministri i jashtëm Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë që t’ia komunikojë këtë qëndrim qeverisë shqiptare, ndërsa rithekson se pala greke ka vendosur që vendimi për dhënien e statusit Shqipërisë të diskutohet në qershor 2014, para përfundimit të presidencës greke.

Në njoftim Venizelos shpreh gjithashtu gatishmërinë e Greqisë për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje, me qëllim që të përmbushen kushtet që i janë vënë Shqipërisë nga BE.