19 dhjetor 2013 – Është nxjerrë nga burgu 29 vjeçari Mirko Franzoni nga Serle e Brescias që të shtunën e shkuar gjeti në shtëpi një hajdut, 26 vjeçarin Eduard Ndoj, e ndoqi për dy orë dhe e vrau me armën që kishte në krah. Gjykatësi për hetimet paraprake i gjykatës së Brescias ka hedhur poshtë kërkesën e prokuratorit për mbajtjen e tij në burg, sepse “nuk ekzistojnë prova të rënda faji”, ndaj ka dhënë për Franzonin masën e arrestit të shtëpisë.Franzoni ka thënë gjithnjë që pushka iu shkreh aksidentalisht ndërsa zihej me Ndojin. Autopsia e Ndojit tregon se është qëlluar nga shumë afër, gjë që bën të besueshëm versionin e Franzonit.Mbetet gjithsesi fakt që Franzoni e ka ndjekur Ndojin për dy orë me armë në krah, edhe pse thotë se nuk kishte nërmend ta vriste atë.
Lihet i lirë italiani që vrau 26 vjeçarin shqiptar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, e mërkurë 2 shtator 2026
Përplasen dy anije tregtare në brigjet e Stambollit, autoritetet në kërkim të dhjetë personave të humbur
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes





