TIRANE, 19 dhjetor 2013 – Ish kryeministi Sali Berisha ka preferuar te flase si ish kryeminister i vendit ne takimin e trete qe Partia Demokratike zhvillon me biznesin per paketen fiskale te qeverise ‘Rama’. 
Ai i ka bere apel qytetareve t’i thone ndal politikes se qeverise me paketen fiskale, duke akuzuar kreun e qeverise se po e rrezon vendin si nje lope per te mjele dhe po e terheq me shpejtesi drejt recesionit. 

“Po flas si ish kryeministri i vendit, si nje ish kryeminister qe eshte perpjekur shume per nje klime biznesi, vendosi njemodel jo te persosur por i dha frymemarrje biznesit, do i lejoj vetes te bej apel te ndergjegja qytetare e cdo shqiptari. ne nje monet kritik per vendin, kur nje ekip i paafte ne historine e vendit do te trajtoje kete vend si nje lope per ta terhequr zvarre ne duhet t’i themi jo me gjithe forcen tone ketij akti te papergjegjshem. duhet te bejme ate qe sot beri nje bukepjekese ne “Don Bosko” qe i shkoi kryekreu per vizite dhe ia perplasi ne fytyre, ate qe i beri nje me karroce qe i tha ku e kam pensionin, pse s’ma jep”- tha Berisha.

Berisha i ka bere thirrje edhe FMN.

“Kjo qe ben kesaj here eshte nje turp i madh per shqiptareve, te lexojne raportin qe kane shkruar e te mos i besojne mashtrimet e Rames, se kjo do te jete prishje e marredhenieve te shqiptareve me FMN. Te ulet me perfaqesuesit e opozites dhe ti faktojne qe raporti i shtatorit eshte i drejte. Ka nje borxh te fiskuar ne kete raport, gjithcka eshte online. Nuk ka audit me te mire ne bote se FMN dhe ka kompetencen me te madhe se cdo institucion, kurse te ne pranoi auditin e asaj qe smund te pranohej kurre te nje kompanie te kapur ne te kater anet me interesa”-tha Berisha.

Kreu i PD-se, Basha theksoi sot gjate takimit se Paketa Fiskale për të tria kategoritë e biznesit do te kete efekte shkaterrimtare. 

“Duket qartë se në fund të ditës vetëm duke marrë këto kosto shtesë biznesi i vogël paguan më shumë seç paguan në kushtet aktuale. Agrobiznesi, subjektet e kësaj kategorie janë regjistruar si biznes i madh . Paketa fiskale dhe buxheti i ri ka efekte shkatërrimtare. Tatimi mbi fitimin rritet mbi 50% për biznesin e madh duke e tharë fitimin deri në pikën e fundit. Taksa e pasurisë po kështu për të gjitha pronat e biznesit me sipërfaqe mijëra metra katror është taksë pasurie vrastare. Masoneria po kështu e regjistruar si biznes i madh. Shohim si opozitë se nuk ka asnjë sektor shqiptar që nuk e shef këtë paketë fiskale si kërcënim personal të mirëqenies dhe stabiltetit të familjes sonë. Këtu nuk ka asnjë ndryshim as në nuancë as në pikëpamje por ka një vullnet të zhveshur nga çdo interes politik. Jemi këtu sepse jemi thellësisht të shqetësuar se ku na çon kjo paketë fiskale. Në atë greminë ku e kemi të vështirë se çfarë pasojash do ketë gjithsecili prej nesh.”- deklaroi Basha.