19 dhjetor 2013- Gazeta “Panorama” ne nje nga kryeartikujt e saj ka nje interviste me shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli, i cili e sheh fajin e dështimit të katërt të statusit të vendit për në BE te klima që politikanët shqiptarë kanë krijuar dhe skepticizmi që europianët kanë ndaj saj.
 
Duke komentuar vendimin e BE per statusin Agolli thote se “Fajin për statusin e ka gjendja jonë, politikanët tanë nuk sillen si europianë”.  Këtij skepticizmi, sipas Agollit, i shtohen dhe problemet e brendshme të BE-së dhe zhgënjimi i anëtarësimit të Rumanisë dhe Bullgarisë. 

Duke folur për sistemin e ri të taksimit, patriarku nuk është dakord me tatimin e trurit dhe dijes, të profesorëve që bëjnë shkencë. 

“Unë mendoj se taksat që i merren popullit, në mënyrë të tërthortë, jo drejtpërdrejt, janë shtuar. Qytetarët do të paguajnë më shumë dhe do të varfërohen; p.sh. benzina dhe nafta do të rriten, cigarja, pijet. Të gjitha këto do të rrisin koston e jetës së çdo shqiptari, pasi do të rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve që do t’u ofrohen. Fakti është se një paketë cigare jashtë kushton më shumë se te ne”- pergjigjet Agolli, i pyetur per taksat dhe debatin e shkaktuar se fundi.