Vlerësohet investigimi i botuar në DITA dhe “Dyrrah”: “Biznesi i vdekjes në boshtin Tiranë-Teheran”
TIRANË, 22 nëntor 2013 – Eksperti për problemet e sigurisë, publicisti i njohur durrsak dhe bashkëpunëtor i “Dyrrah”-ut, Gjergj Thanasi vlerësohet me çmim nga prania e OSBE-së në Shqipëri. Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri u diskutuan më 22 nëntor 2013, në një tryezë të organizuar nga OSBE-ja, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë. Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor. Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, përmendi ndër vështirësitë që has gazetaria investigative mungesën e informacionit, të fondeve dhe ngurrimin e disa botuesve për të publikuar artikuj dhe kronika investigative nga frika e presionit të mundshëm politik ose financiar. Një nga tre çmimet e ka fituar gazetari investigativ Gjergj Thanasi me shkrimin botuar në të përditshmen print DITA dhe “Dyrrah” mbi trafikun e armëve Tiranë-Teheran (shih faksimilen dhe shkrimin me titull “Biznesi i vdekjes në boshtin Tiranë-Teheran” nëhttp://www.durreslajm.com/
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





