DURRËS, 19 nëntor 2013 – Ndonëse po bëhet zhurmë për aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, po çohen për ndjekje penale me dhjetëra shtetas, sërish ka njerëz që marrin guximin të sfidojnë, madje, edhe pleqve po u ikën “petulla”, sikurse ka ndodhur me 71-vjeçar krutan. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 18 nëntor 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të ndërtimit pa leje për tre veta. I. V., 71 vjeç, banues në Fushë Krujë, një ditë më parë, më 17 nëntor 2013, në qendër të qytetit të Fushë Krujës, ka bërë pa leje një ndërtim, i cili pengon kalimin në trotuarin e një pallati. A. A., 38 vjeç, banues në Tiranë, vjen në Durrës, në lagjen nr. 1, dhe ndërton një rrethim, për të cilin nuk u pajis me leje. Kurse. Ndërkohë Sh. D., 55 vjeç, banues në fshatin Rubjekë të komunës së Maminasit, ka bërë një ndërtim pa leje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





