Tiranë, 17 nëntor 2013 – Me anë të një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit i kërkon ndjesë qytetarëve për ngadalësimin e faqes, si pasojë e klikimeve të shumta.
"Policia e Shtetit u kërkon ndjesë qytetarëve për ngadalësimin e faqes së internetit, për shkak të interesimit të madh të shfaqur lidhur me të dhënat mbi personat e kërkuar të publikuar në faqen e internetit.Nga momenti i publikimit të informacionit për personat e kërkuar në faqen e Policisë së Shtetit në internet, janë evidentuar rreth 312 mijë klikime. Ndërkohë vetëm gjatë orës së fundit, numri i klikimeve nga qytetarët është rreth 110 mijë. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar deri në mbi 140 kërkesa në sekond, drejt faqes së Policisë së Shtetit në internet.Duke i falenderuar qytetarët për interesin e treguar, i ftojmë që të informojnë policinë për çdo informacion me vlerë, në drejtim të vendndodhjes së këtyre personave".





