Vlorë, 17 nëntor 2013 – Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mesditën e sotme aksionin e INUK në Vlorë, për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Kryeministri shoqërohej nga kreu i INUK, Zyhdi Dajti dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Rama qendroi pothuajse 2 orë, duke inspektuar dhe gjatë gjithë kohës duket se jepte porosi për inspektoret e INUK. Ajo qe binte ne sy gjate ketij inspektimi ishte mungesa e kreut të Bashkisë së Vlorës Gjika. Rama thuajse çdo fund javë gjendet në Vlorë, në cilësinë e deputetit të zonës.
“Ditë e bukur me diell e mijëra njerëz që shëtisin buzë detit të rigjetur pas aksionit të shembjeve masive. Ky është vec fillimi#Vloraforever”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Facebook.
INUK ka vazhduar edhe gjatë fundjavës në Vlorë aksionin për prishjen e dhjetëra objekteve përgjatë vijës bregdetare, por dhe sipër rrugës nacionale. Dje në mbrëmje aksioni u shtri në zonën e Aulonës, me prishjen e disa objekteve disa katshe që ishin ngritur atje prej disa vitesh.Nga INUK janë prishur 60 objekte, si lokale, restorante, bare, banesa, diskoteka, karburante dhe tenda, kryesisht poshtë pallateve. Zyrtarë të INUK thonë se deri në fund të vitit do të prishen të gjitha objektet pa leje në Vlorë.





