Duka dhe Dukesha e Cambridge kanë ndarë dy foto mahnitëse për përvjetorin e tyre të 1-të të martesës, nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijët, princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis.
Në fotot e publikuara çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Kate shfaqet e veshur me një fustan me lule Avery nga Ghost, të cilin ajo e kishte veshur më parë gjatë një udhëtimi në Pakistan në 2019. “10 vite”, ka qenë përshkrimi i imazhit të parë.
Planet e tyre të përvjetorit mund të mos jenë të mëdha duke marrë parasysh që familja mbretërore kohët e fundit ka humbur Dukën e Edinburgut. William dhe Kate u martuan më 29 prill 2011, ku rreth 1,900 të ftuar ishin pjesë e ceremonisë së mbajtur në kishë.





