6 nëntor 2013- Një ngjarje ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet, ku është tentuar grabitja e një dyqani celularësh. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku një i ri është arrestuar në flagrancë pas një përpjekje për të grabitur dyqanin.I riu është ndaluar fillimisht nga policia private teksa po përpiqej të dilte nga dyqani pasi kishte grabitur një celular. Drejtori i policisë private “Aulona Pol”, e cila kishte në ruajtje dyqanin ku ndodhi ngjarja, bëri të ditur se pronari i objektit kishte shtypur në kohë butonin e kërcënimit fizik, duke bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë të punonjësve të policisë private dhe arrestimin e autorit.





