FIER, 6 nëntor 2013- Pesë punonjes të kompanise Albpetrol dhe administratori i një firme private jane ndaluar nga policia e Fierit me akuzën shperdorim detyre e kryer në bashkepunim. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer blerjen e një autosondë me kullë 30 tonësh me vlerë 47.640.000 lekë, të cilën nuk rezulton ta kenë blerë nga kontraktori firma Abajera sh.p.k Patos, sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e tenderit.Policia ben me dije se operacioni i koduar “Albpetrol 1” u be nga Strukturat e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në bashkëpunim dhe me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Te arrestuar
Sh. Ramaj, vjeç 49, banues në Patos Fier, president i Firmës “ABAJERA”
V. Ndoni, vjeç 32, banues në Patos Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
V. Xhaferaj, vjeç 50, banues në Fier, me detyrë inxhinier teknik në “Albpetrol SH.A
G. Kodhelaj, vjeç 55, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
H. Gjeka, vjeç 47, banues në Libofsh, Fier, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës në “Albpetrol SH.A”.
Dh. Ceco, vjeç 60, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/2, 248 e 25 të Kodit Penal





