TIRANË, 5 nentor 2013 – Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë te Rruga e Elbasanit. Rreth orës 18:00, ndërkohë që në Tiranë binte shi, një furgon është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetyur të plagosur rëndë dy motoristët, të cilët më pas janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





