DURRES, 5 nëntor 2013- Grabitet me arme zjarri një kazino në qytetin e Durrësit. Ngjarja është shënuar rreth orës 18.00 në lagjen Nr. 4. Ka qenë punonjësi i kësaj pike që ka denoncuar në polici ngjarjen, duke deklaruar se ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike dhe menjëherë në kazino ka hyrë një person i armatosur me një pistoletë, që ka arritur të grabisë xhiron ditore e më pas është larguar. Autori ka qenë i maskuar me një shall rreth fytyrës. Sipas bluve të Durrësit, grabitësi ka shfrytëzuar errësirën, sapo është ndërprerë energjia elektrike duke hyrë në kazino e duke marrë gjithë shumën e parave që ndodheshin aty, rreth 2 milionë lekë të vjetra.
Policia sqaron gjithashtu se kazinoja është e licencuar dhe e certifikuar sipas ligjit. Vijojnë hetime hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes.





