MOSKË, 5 nëntor 2013 – Vendi, në territorin e të cilit mund të kryhet asgjësimi i armëve kimike siriane, do të bëhet i njohur jo para vitit 2014, kështu ka deklaruar pasditen e 5 nëntorit 2013 ambasadori i Sirisë në Federatën Ruse, Riad Haddad (në foto), në një konferencë shtypi, i cituar nga agjencia e lajmeveRIA Novosti. “Negociatat për këtë temë nuk kanë përfunduar. Procesi do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, tha diplomati i Damaskut.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





