4 nëntor 2013- Gjatë javës së shkuar, faqja e opinionistit Olti Curri ka sjellë ditë pas dite informacione shumë interesante nga bota e showbiz-it. Kështu pasi publikoi i pari lajmin e largimit të Miriam Canit nga spektakli “Dancing With The Stars”, Curri ka publikuar një tjetër lajm largimi. “Pas një rinisje sezoni të suksesshëm që në puntatat e para, stafit të “Portokalli” i largohet aktori Erand Sojli… Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë punën me projekte personale apo do të bëhet pjesë e një stafi në një televizion tjetër”, ka shkruar ai, duke dhënë kështu lajmin e ikjes së një prej figurave kyçe në spektaklin “Portokalli”. 

/bluetooth/