DURRES, 3 nëntor 2013 – Rreth 22 kilogramë kanabis sativa janë bllokuar dhe sekuestruar mbrëmjen e sotme nga policia kufitare në Portin e Durrësit.
Lënda narkotike u gjet e vendosur në një tavolinë që gjendej brenda një automjeti tip minibus me rimorkio, me targa AA193EU.
Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë, ndër policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Adriatik Musaku, 44 vjeç.
Bllokimi dhe sekuestrimi i lëndës narkotike u bë i mundur ne momentin kur minibusi u drejtua për të imbarkuar në njërin prej trageteve të linjës Durrës-Bari.





