TIRANE, 2 nëntor 2013 – Një makinë është përmbysur rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrethrrotullimin e doganës duke shkaktuar dhe plagosjen e 3 personave.
Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e si rezultat është përmbysur.
Të plagosurit, dy pasagjerët dhe shoferi u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë. Emrat e personave të lënduar nuk bëhen të ditur.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit. Makina e përmbysur është një automjet tip Ford me targa të Laçit, LA 9496 A.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur plotësisht ngjarjen.





