1 nëntor 2013 – Një baba nga Tampa Bay, në Florida të SHBA-ve, ka vrarë dy fëmijët e tij, tetë dhe dhjetë vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten.

39-vjeçari, Daniel A. Castrillon-Oreggo, kishte pak kohë që kishte filluar procedurat e divorcit me të shoqen, divorc i cili ishte kërkuar nga gruaja e tij, Luz Jimenez.  

Divorci ka qenë fatal për Danielin dhe dy fëmijët e tij, Sebastiani 7 vjeç dhe Susana 8 vjeç.

Të premten Danieli i mori dy fëmijët e tij nga shkolla, pasi i kishte marrë leje gruas se do ta kalonte fundjavën bashkë me ta.

Por kjo ishte dita e fundit me fëmijët e tij, por edhe e fundit e jetës së Danielit.

Sapo i zuri gjumi, Danieli i vrau me armë të dy fëmijët e tij, dhe më pas vrau edhe veten.

Para aktit të tmerrshëm, Danieli kishte lënë një letër, ku shkruhej: “Është tepër e vështirë kur vdesin fëmijë.

Por është akoma dhe më e vështirë kur fëmijët vriten nga dikush që supozohet të kujdeset për ta. Ndjej se jam unë ai i cili duhet ta bëjë këtë gjë sonte”.