DURRES, 1 nëntor 2013 – Djali i 55-vjeçarit që tentoi sot të vetëdigjej në shenjë proteste për një konflikt të pazgjidhur pronësie ka bërë të ditur për mediet motivin që e çuan të atin të kryente këtë akt.
Kujtim Shemsi sqaron se janë zënë 7 mijë metër tokë nga 3 komshinj dhe se familja Shemsi ka fituar gjyqin, por toka nuk është liruar.
Sipas të birit, shkak është bërë një thirrje në polici që i ati ka pasur këto ditë.
“Kemi përfituar 21.543 m tokë nga ligji 7501, por na janë zënë nga 3 komshinj, të cilët kanë ndëertuar dhe banesat në tokën tonë. Kemi fituar gjyqin ndaj tyre, por pavarësisht kësaj, toka nuk është liruar. Babai im ka pasur konflikt me njërin prej tyre, u grindën dhe për këtë arsye u thirr në polici. Pasi u kthye nga policia, erdhi në shtëpi i mërzitur. Kjo ka bërë që ai mori sot vendimin për t’u vetëdjegur”, rrëfen Kujtim Shemsi.





