TIRANE, 1 nëntor 2013 – Ish-presidenti Bamir Topi u akuzua sot nga Partia Demokratike si aleat i fshehur i Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, duke ju referuar marrëveshjes PS-FRD përzgjedhjet lokale në Korçë tha se dy partitë po përdorin Bashkinë e qytetit juglindor për të mbyllur pazaret për ndarjen e tortës së pushtetit.

“PS hodhi në lojë aleancën me ish-presidentin Bamir Topi, të cilën e kishte mbajtur të fshehtë deri dje. PD shpreh keqardhjen e katandisjes në këtë shkallë të zotit. Bamir Topi që e ka bërë veten të përdoret si patericë lokale e PS. PD i sheh zgjedhjet në Korçë si një mundësi për të sjellë projektin më të mirë për tu shërbyer qytetarëve. Rama e sheh si një mundësi për të rregulluar punët e tij në Tiranë. Ky është moment qartësie për çdo qytetar që mund të ketë parë ndonjë iluzion deri më sot. Ne kemi kandidat një qytetar të mirë, që e bën dukshëm diferencën me kandidatin e PS” u shpreh Bardhi.