TIRANË, 1 nëntor 2013 – Presidenti i vendit, Bujar Nishani fton kreret e grupeve parlamentare ne takime konsultuese per përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese si dhe bazuar në ligjin nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, për të siguruar një përbërje cilësore, fton kryetarët e grupeve parlamentare për të zhvilluar këshillime mbi kriteret konkrete, bazuar në listën e konkurrentëve të publikuar”- njofton Presidenca.
Sipas saj, konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane do të zhvillohen ditën e mërkurë, datë 6 nëntor 2013.





