TIRANE, 25 tetor 2013 – Qytetarët e Durrësit kanë me tepër besim tek uniformat blu se sa banorët e kryeqytetit. Ky konstatim bëhet nga vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili bazuar në buletinin mujor (17 shtator deri më 17 tetor) të statistikave nga Ministria e Brendshme komenton se “të vjen natyrshëm të gjykosh se në Qarkun Durrës qytetarët kanë më shumë besim te policia, sesa Qarku Tiranë, vetëm duke parë raportin e numrit më të madh të njoftimeve krahasuar me gjendjen e sigurisë dhe rendit publik në të dy qarqet”. Siguria rrugore liston 171 aksidente me plot 22 viktima, por në një klasifikim të akseve problematike, policia njofton qytetarët se duhet bërë kujdes në segmentin Ura e Dailanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/