TIRANË,25 tetor 2013 – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se lufta ndaj krimit ekonomik të shkaktuar nga Lojërat e Fatit vijon më fuqishëm se kurrë.
Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët nuk mund të humbasin më para që derdhen jashtë shtetit me baste online në websajte të huaja.
“Qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe në toplerancë zero kundër krimit dhe kundër cdo shfaqje të krimit dhe cdo formë. E sot do flas posacërisht për atë formë të krimit që shfaqet si krim ekonomik përmes aktivitetit të Lojërave të Fatit”. Po kështu kemi marrë vendimi që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familje shqiptare në Shqipëri. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë brenda 1 viti varion nga 700 deri në 500 milionë dollarë. Shifër e papranueshme dhe formë e papranueshme për një vend evropian”.
Sipas Ramës, gjatë kësaj kohe do të bëhet dhe një reformë rregullatore sa i përket aktiviteteve të licencuara duke u bërë thirrje të derdhin detyrimet e prapambetura.
“Kompanitë që janë të licencuara jo vetëm që duhet të derdhin të gjitha detyrimet e prapambetura, por duhet të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi, ligj që ka provuar më parë që përcakton dhe vendodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar në shkolla, spitale, banka dhe cfarë tjetër ky ligj ka të përcaktuar”.
Më tej Rama theksoi se cdo akvitetet i ligjshëm i Lojërave të Fatit duhet të ushtrojë aktivitet larg qendrave si shkolla, spitale, Banka etj.
“Afati është së shpejti në bazë të ligjit dhe në bazë të ligjit të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet të licencuar dhe që janë të rregullt në detyrimet për shtetin, të sigurojnë ato pika që nuk përmbushin kushtet e distancës nga shkollat spitalet bankat e të gjitha me radhë”. “Ky është një krim që cënon harmoninë familjare, e deri edhe ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve duke shkaktuar plagë sociale të patolerueshme si vendi ynë, për një vend që gjendet në vend të Europës që ndërtohet dita-ditës perspektiva europiane”.
Kryeministri Rama theksoi në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp se krimi ekonomik përmes lojërave të fatit ka pasur shtrirje të gjerë dhe mbështetje politike deri dje. Rama siguroi se nuk do të ketë më të tillë shtrirje dhe se po bëhet gati dhe një reformë ligjore që do të përcaktojë qartë kufij të rinj rreth aktiviteteve të lojërave të fatit.
“Ne jemi jo vetëm të vendosur dhe shumë të qartë për shtrirjen e këtij aktivitet që ka pasur shtrirje me politikën për mbështetjen që ky aktivitet ka gjetur deri në të shkuarën më të afërt dhe për mbulimin që e ka siguruar falë korruptimit të politikës dhe falë gjithë zinxhirit të krimit deri në Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër dua të bëj me dije se plani ynë është jo vetëm i qartë, por edhe gjithëpërfshirës që do të thotë se nga njëra anë ne do vijojmë betejën pa kompromis në cdo lagje dhe cdo kënd rruge të Republikës së Shqipërisë për ti dhënë fund këtij aktiviteti të zhvilluar në mënyrë ilegale. Por paralelisht do të ecim përpara shumë shpejt me një reformë ligjore që do të përcaktojë kufij shumë të qartë por edhe përpjesën ilegale të këtij aktiviteti ndërkohë që po punojmë dhe për një strategji dalje dhe për ata që këtë aktivitet e kanë të licencuar.
Strategji dalje do të thotë që ky nuk mund të jetë as ilegalisht një aktivitet. E ardhmja e këtij vendi nuk mund të ketë të përbashkët me bixhozin”.





