24 tetor 2013- Kreu i qeverise, Edi Rama ka deklaruar ne sallen e Kuvendit se sikur ata qe u ndeshkuan me vote te mos kishin bere ate qe bene me financat, nuk do te ishte e nevojshme nje gje e tille. 

“Ne jemi per te lehtesuar dhimbjet e nje populli te tere qe i keni marre parate, por edhe fytyren, duke e bere qeverine borxhlijen e madhe ndaj sistemit eletroenergjetik shqiptar”- tha ai.

Kryeministri Edi Rama e argumentoi aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2013 me domosdoshmërinë e shlyerjes së borxheve që qeveria paraardhëse i ka lanë mazhorancës së re. Shefi i qeverisë përmendi vonesat në shlyerjen e detyrimeve për personat me aftësi të kufizuar, harxhimin e fondit të emergjencave dhe borxhet që shteti u ka bizneseve, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të tejkaluar atë që e cilëson si situatë të rëndë të financave të vendit. 

“Buxheti i këtij shteti i detyrohet personave më në hall të kësaj shoqërie, personave me aftësi të kufizuar një shërbim modest për vetë kushtet e Shqipërisë, por që për ta do të thotë një fjalë shumë të thjeshtë bukën e gojës. Për këtë bukë goje, buxheti i këtij shteti i miratuar nga ata që në 23 qershor morën 1 mln shuplaka parashikonte 174 mln dollarë. Nga këto para në prill, maj qershor, në prag të fushatës janë shpenzuar 94% të fondit pa u përpjekur se ku do ta gjejnë bukën e gojës ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të siguruar bukën e gojës. Ky vend ka dhe një fond për ato që quhen emergjenca civile dhe ka edhe një rezervë të vetën për ato raste që nuk janë pak, të përsëritura kur njerëzve u duhet buka e gojës. Në listën e borxheve na janë shfaqur edhe fatura të restoranteve që thonë kanë ngrënë kanë pirë dhe kanë ikur pa paguar asgjë. Keni pasur zorrën më të babëzitur për të thithur karburantin. 0 litra karburant për emergjencat civile.”- deklaroi kryeministri Rama. 

Sipas kryeministrit Berisha, qeveria është e detyruar të tejkalojë ngërçin e krijuar në ekonomi nga borxhi ndaj bizneseve, në mënyrë që të vazhdojë më tej, në realizimin e asaj që e quan “Rilindje e vendit.” 

“Volumi i borxheve është shkëmb që e keni lënë në mes të rrugës. Cfarë të bëjmë të ndalojmë. Ne do ta heqim atë shkëmb që të vazhdojmë më tutje. Do lehtësojmë dhimbjet e një populli të tërë që i keni hyrë në hak, jo vetëm i keni marrë paratë por dhe fytyrën. E keni lënë borxhlije qeverinë me energjinë elektrike. Cfarë tu themi atyre që skano bukë të hanë, paguani ju energjinë se ne s’kemi.”- u shpreh Rama. 

Më tej kryeministri paralajmëroi se pasditen e sotme do të startojë punën Këshilli Ekonomik Kombëtar. 

“Përfaqësues të FMN dhe BB do të jenë pjesë e Këshillit për të trajtuar me përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe bankave, me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë me dhomat e tregtisë, me një ekspertizë të nivelit më të lartë botëror çështjen e krizës së thellë ku ju, jo ne, e keni zhytur ekonominë dhe çështjen e përballimit të kushteve në të cilat arka e buxhetit të shtetit është bosh.Borxhet janë afërsisht 200 mln dollarë punë të tenderuara publike për ato shiritat dhe të papaguara. 20 mln dollarë për ujë dhe kanalizime. 30 mln dollarë për shëndetësinë, i keni lënë pas në formë faturash. Keni marrë sa keni mundur ilaçe. Për arsimin keni lënë pas fatura 20 mln dollarë. Për të bindur shqiptarët me çdo kusht se uria e tyre në shtëpi s’ishte uri por lumturi dhe të gjitha broçkullat që i treguat këtij populli që në 23 qershor jua dha atë që meritonit.”- tha Rama. 

Duke ju përgjigjur deputetëve të PD-së të cilët thanë se qeveria duhet të japë llogari për premtimet e fushatës, Rama deklaroi:

“Ju do jepni llogari pëpara popullit për këtë gjendje që keni lënë, ne do japim llogari pas katër vitesh. Që në pr/buxhetin e parë që do të vijë pas këtij akti, do të shikoni që ne jemi shumë seriozë në premtime.”