TIRANË,24 tetor 2013 – Mbrëmë në orët e vona në zonën “Komuna e Parisit” tek “Tirana e Re”, në Tiranë, dy persona me motor tip “Scooter” me ngjyrë të bardhë kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti “Benz” me targa AA777FH duke plagosur rëndë dy shtetas që ndodheshin në makinë.

Të plagosur kanë mbetur kushërinjtë Elvis  dhe Ali Doçi. 34 vjeçari Elvis Doci nuk i mbijetoi dot plageve te marra ka ndërruar jetë sot në spitalin ushtarak.
Pasi kanë qëlluar me armë zjarri, dy personat me motor janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së “21 Dhjetorit”. 

Për zbardhjen e ngjarjes, policia po heton dhe mbi të kaluarën e viktimës dhe të plagosurit. Policia ngriti postblloqe në të gjithë qytetin për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. 10 plumba janë qëlluar mbi “Benz”-in luksoz me të cilin udhëtonin Elvis dhe Ali Daci. 
34-vjeçari Elvis Doçi është pronar i një pike të lojërave të fatit dhe policia po heton konflikte të mundshme për shkak të biznesit të tij.