NJU-JORK, 23 tetor 2013 – Vetëm me këpucë me qafa Durres femrat amerikane VIP dhe seksi mund të paraqiten në shoqërinë e lartë, televizione. Është një nga aksesorët – “baxhet” identifikimi dhe që kushtojnë 325 dollarë, teksa një fustan lëkure që vesh një yll në ngjitje i muzikës dhe ekranit amerikan kushton rreth 55 dollarë. Paparacët kanë fiksuar 20 vjeçaren Keke Palmer (në foto), një aktore, këngëtare-kantautore, balerinë, stiliste, dhe aktore për dublim zëri, që kohët e fundit është parë në Nju Jork, e veshur me lëkurë blu. Veshje stili të lartë, femër shtathedhur dhe elegante; veshja është, sigurisht, universale, për ditën dhe për natën, por që kushton 55 dollarë. Gazetarët kanë zbuluar se këpucët me qafa ose gjysmëçizme Durrësi (Durres booties) kanë një çmim sa afro 6 fustane lëkure: 325 dollarë (në foto faksimilja)! Së bashku me reperen e famshme Lil Mama dhe Keke Palmer kanë folur për filmin e ri biografik televiziv “Crazy Sexy Cool” (shih posterin), kushtuar grupit R&B/hip hop “TLC”, në televizionin VH1, në programin “Wendy Williams Show”. Keke Palmer interpreton Rozonda “Chilli” Thomas, kurse Lil Mama rolin e Lisa “Left-Eye” Lopes. Regjia: Charles Stone III; skenari: Kate Lanier; në role kryesore: edhe Drew Sidora, Rochelle Aytes; prodhuar nga POP Films dhe televizioniVH1 Productions, premiera në tv VH1 më 21 tetor 2013.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





