23 tetor 2013- Ferguson, që në fund të këtij sezoni u tërhoq nga Manchester United pas më shumë se dy dekadash në drejtimin e tij, rrëfen se si njohja me ish-vajzën e “Spice Girls”, ndryshoi David Beckham.
“Problemi më i madh me mua është se unë jam një njeri i futbollit. Ai ra në dashuri me Victoria-n. E dija që më duhej të përballesha me probleme në horizont që në momentin kur mësova se David kishte ndërmend të shfaqte një model flokësh të cuditshëm para ndeshjes me Leicesterin”, shkruan Ferguson.
Ikona e United thotë se fill pas kësaj, Beckham nisi t’i kushtonte më shumë rëndësi pamjes se sa stërvitjes apo paraqitjes në fushën e lojës. Ai e fajësoi David për humbjen ndaj Arsenalit në Kupën FA që pasoi më vonë “incidentin e famshëm të këpucës”.
“Në momentin që po i flisja Beckham më ndërpreu. Unë u afrova dhe nga nervat godita një këpucë, e cila e kapi atë në vetull”, thotë Ferguson.
Menjëherë pas këtij incidenti, tekniku skocez thotë se kishte kuptuar që kishte ardhur koha që Beckham të lihej i lirë të largohej nga Manchester United. Dhe lëvizja nuk vonoi, “Spice Boy” u transferua tek Reali i Madridit ku luajti për 4 vjet, për t’u hedhur më pas përtej Atlantikut tek LA Galaxy.
Sot, kur ka kaluar shumë kohë, Ferguson që për një kohë të gjatë nuk ka folur me Beckham, thotë se David zgjodhi famën përpara futbollit. Skocezi kritikon ish-kapitenin e Anglisë sidomos për transferimin e tij në SHBA dhe thotë se nëse Beckham do të kishte zgjedhur futbollin para famës, arritjet e tij do të ishin në të tjera nivele.
Ferguson: Victoria shkatërroi karrierën e Beckham
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





