TIRANE,23 tetor 2013 – Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 20-vjeçarit Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen me thikë të shtetases Fatbardha Tafa, në gusht të vitit të kaluar, në tentativë për t’i vjedhur asaj varësen e floririt që kishte në qafë. Prokurori Endrit Bimi lexoi pretencën, duke rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes. Sipas prokurorisë, ekzistojnë të gjitha provat që 20-vjeçari të shpallet fajtor për vrasje dhe të dënohet me burg përjetë.
Sipas organit të akuzës, Aldo Hoxha kishte shenja në trup, pasi fëmijët që e shoqëronin viktimën në momentin e ngjarjes, e goditën me patina, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tyre. Prokuroria nënvizon se Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë e dajës së tij. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse mohon akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja.
Mbi Aldo Hoxhën rëndojnë akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”, në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës Fatbardha Tafa.
Vrau për grabitjen e varëses, prokuroria kërkon burg përjetë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta dhe benzina do të shiten më shtrenjtë
“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore. Mos klikoni linqe të dyshimta!
Arrestohen dy shoferë të dehur në Durrës, njëri prej tyre shkaktoi dhe aksident
Zbardhet plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin/ Shpallet në kërkim autori, procedohet mjeku dhe roja e spitalit





