Tirane, 22 Tetor 2013 – Kryetarët e Bashkive, prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut nuk do të marrin bonusin për shpenzimet e transportit. Në një projektvendim të miratuar tashmë nga qeveria, i cili pritet të miratohet nga Kuvendi, mësohet se nga 35 mijë deri në 15 mijë lekë bonus për karburant në muaj, me ligjin e ri, një pjesë e madhe zyrtarësh nuk do të marrin asnjë lek. Gjithashtu nga tollonat e naftës janë hequr edhe drejtuesit e policisë në qarqe. Nga shuma e përgjithshme e parave që viheshin në dispozicion të bonuseve pritet të kursehet një vlerë prej 165 milionë lekësh. Nga e gjithë kasa e zyrtarëve të lartë që përfitojnë bonus për transportin mujor, deputetët pritet të jenë më të privilegjuarit e projektvendimit të ri për shkurtimet. Aktualisht një deputet përfiton bonus 45 mijë lekë të reja në muaj dhe shuma do të shkurtohet vetëm me 5 mijë lekë, ndërsa për zyrtarët e tjerë shkurtimet vijojnë nga 30 për qind në 100 për qind. Po shkurtimet drastike janë bërë për disa funksionarë të lartë të ministrive, ku vlera e tollonave është bërë zero nga 35 mijë lekë që kishte qenë më parë. Kështu sekretarët e përgjithshëm në Kuvend, Presidencë dhe qeveri, nga 35 000 lekë që merrnin në muaj, tani nuk do të përfitojnë më asnjë lek. Po kështu për shefat e kabineteve në Kuvend, Presidencë dhe KM, vlera mujore 35 000 lekë për transportin bëhet zero. Gjithashtu të gjithë gjeneralët dhe majorët, drejtorët e doganave, tatimeve, burgjeve, ALUIZNI-t etj., nga 20 mijë lekë në muaj nuk do të financohen më për transport. Bonusi prej 150 mijë lekësh hiqet gjithashtu edhe për drejtorin e ISSH, ISKSH, Drejtorin i Emergjencave Civile etj. Nga bonusi janë përjashtuar edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Sekretari i Akademisë, të cilët me ligjin aktual përfitonin përkatësisht 35 mijë dhe 15 mijë lekë. Në draftin e paraqitur nga Ministria e Financave dhe që mori aprovimin e Këshillit të Ministrave në datën 4 tetor, nga bonusi financiar për transport do të përfitojnë 14 rangje zyrtarësh nga 46 që aktualisht financohen për karburantin e harxhuar me makinat shtetërore. Ndërkaq, numri i funksionarëve që do të përfitojnë këtë bonus ulet në mënyrë drastike në 187 persona nga 624 funksionarë që përfitojnë aktualisht. Me këtë masë qeveria aktuale kursen rreth 1.2 milionë euro, ndërsa ish- qeveria ‘Berisha’ me një masë të ngjashme në vitin 2009 kurseu 30 milionë dollarë, ku më pikantja ishte heqja e makinave dhe shoferëve personalë për deputetët.
Funksionet ishte u bë
Deputet 45 000 40 000
Kryebashkiak qendër qarku 45 000 0
Kryetar i AMF 35 000 20 000
Kryetar i AK 35 000 20 000
Kryekomisioneri për mbrojtjen e të dhënave 35 000 20 000
Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil 35 000 20 000
Kryetar i KKRT 35 000 20 000
Kryetar i AKEP 35 000 20 000
Kryetar i ERE 35 000 20 000
Kryetar i ERU 35 000 20 000
Kryetar i Inspektoratit të Deklarimeve të Pasurive 35 000 20 000
Kryetar i KQZ 35 000 20 000
Kryetar i Akademisë së Shkencave 35 000 0
Rektor në universitet 35 000 0
Zv/kryetar i KLD 35 000 20 000
Kryetar i Këshillit të Qarkut 35 000 0
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses 35 000 0
Anëtarë të KQZ 35 000 0
Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit 35 000 0
Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit 35 000 0
Kryetar Bashkie 35 000 0
Dekan (universitet) 30 000 0
Avokati i prokurimit 30 000 0
Zv/ministër 35 000 15 000
Sekretarët e përgjithshëm (Kuvend, Presidencë, KM) 35 000 0
Shefat e kabineteve (Kuvend, Presidencë, KM) 35 000 0
Këshilltar 35 000 0
Gjeneral Lejtnant dhe Major 20 000 0
Komandanti i F. A. tokësore, ajrore detare 20 000 0
Drejtor i Tatimeve 20 000 0
Drejtor i Hipotekës 20 000 0
Kryetar i KSHK 20 000 0
Drejtori i Doganave 20 000 0
Drejtori i Burgjeve 20 000 0
Drejtori i ALUIZNI 20 000 0
Sekretar i përgjithshëm/ drejtor kabineti në ministri 15 000 0
Gjeneral Brigade 15 000 0
Prefekt 15 000 0
Avokati i Shtetit 20 000 0
Drejtori i Emergjencave Civile 15 000 0
Drejtues të policisë së qarkut 15 000 0
Drejtues i SHISH për çdo qark 15 000 0
Drejtor i ISSH 15 000 0
Drejtor i ISKSH 15 000 0
Sekretar i Akademisë së Shkencave 20 000 0
http://mapo.al/2013/10/22/qeveria-heq-tollonat-e-naftes-per-kryebashkiaket-dhe-31-institucione/





