ELBASAN, 20 tetor 2013 -Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetërore përfundoi sot në prangat e Policisë pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia bëri të ditur se oficeri i SHISH, E. Muçi u arrestua në flagrance teksa sëbashku me dy shokë të tij transportonin një sasi prej rreth 200 kg Kanabis Sativa. Makina ku udhëtonte E. Muci, si dhe dy miqtë e tij E. Noga dhe A. Xhaferi, ky i fundit, punonjës i Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Elbasan u ndalua nga Policia në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, pikërisht në afërsi të fshatit, Paper. E teksa policia nuk sqaroi se cili ishte destinacioni i lëndës narkotike, bëhet e ditur se punonjësi i SHISH, E. Muçi ishte prej kohësh nën monitorim, pasi specialist të hetimit kishin hedhur prej kohësh dyshime mbi aktivitetin e tij.
Oficeri i SHISH në Elbasan kapet me 200 kg kanabis
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Promovohet botimi “Historia e luftës në det” e Çapajev Files
Durrës/ Promovohet botimi “Historia e luftës në det” e ish-ushtarakut Çapajev File (VIDEO)
FIFA i hap rrugë ndryshimit të madh në çdo kampionat të botës
Ardit Toli beson tek Teuta: Objektivi është vetëm fitorja





