TIRANË –  Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar zyrtarisht kontraten me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi edhe per dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.  

De Biasi shprehet se ishte deshire e tij vazhdimi i bashkepunimit, edhe pse ka pasur oferta te tjera.

“Si më parë, ndjehem ekzaktësisht si më parë, sepse e dija që ishte dëshira e të dyja palëve për të vazhduar bashkëpunimin. Edhe në momentin kur kisha oferta dhe opsione të tjera kam deklaruar se dëshiroja të vazhdoja me Shqipërinë. U realizua ajo gjë që dëshironin të dyja palët. E përsëris, që është verifikuar ajo që të dyja palët, pra Federata dhe Gianni De Biasi dëshironin për të vazhduar së bashku."

Presidenti Duka vendosi objektiv të vetëm për Europianin France 2016 kualifikimin, por De Biasi nuk është i këtij mendimi:

“Nuk ka asnjë objektiv të shkruar në kontratë për kualifikim në Europianin France 2016. Është vetëm dëshira dhe shpresa për të bërë mirë, sepse së bashku, të dyja palët, si unë dhe federata duam të bëjmë më të mirën e mundshme.Urojmë dhe shpresojmë të gjithë për t’u kualifikuar, por përderisa kualifikimi nuk është diçka e thjeshtë nuk duhet të themi fjalë në ajër, sepse ato mund të dëmtojnë ekipin.”

Firmat në kontratë do të hidhen të mërkurën në ambientet e Federatës.