20 tetor 2013- Godina 4-katëshe, që ndodhej në hyrje të fushës së Qytetit Studenti, i përcaktuar si vendi ku do të ndërtohet kampusi i UT-së, është rrethuar dje me eksploziv për t’u hedhur në erë gjatë ditës së sotme . Kjo godinë ishte pa leje dhe u ngrit me nxitim për tre muaj, gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit.
Protesta e studentëve të Ekonomikut për prishjen e dy ndërtimeve pa leje në terriotin universitar, i ka dhënë frytet e saj. Pas pezullimit të punimeve, gjatë paradites së djeshme, policia e shtetit ka rrethuar me shirit godinën katër katëshe, që ishte ngritur në hyrje të Qytetit Studenti, një truall i përcaktuar për ndërtimin e kampusit të universitetit të Tiranës. Per te shembur godinen ekspertët, do të hapin rreth 300-400 vrima në të gjitha kolonat mbajtëse të godinës, dhe në të të fusin sasinë e caktuar të eksplozivit, në mënyrë që gjatë shpërthimit të këputen kolonat mbajtëse dhe godina të shembet brenda saj, pa dëmtuar objektet përreth.
Ka qenë inspektoriati ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) që ka mbërritur i pari për të shpërthyer me eksploziv godinën ku banonin 3 familje në gjakmarrje. Ndërkohë që në këtë aksion janë angazhuar edhe 7 eskpertë xhenierë të ushtrisë, të cilët ishin pjesë e skuadrave për pastrimin e zonës së Gërdecit nga mbetjet e rrezikshme të shpërthimit. Janë pikërisht këta personat që do të përcaktojnë sasinë e eksplozivit që do të futet në secilën nga 300 vrimat që do të hapen në kolonat mbajtëse të godinës.
Por duket se kjo nuk ka qenë aq e lehtë. Kjo pasi, fillimisht, pësoi një defekt gjeneratori dhe më pas matrapiku që kishte sjellë me vete INUK për hapjen e vrimave, duke bërë që ndërhyrjë të ndërpritej për disa orë dhe të riniste sërish gjatë pasditesse djeshme . Aksioni ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa ekspertët do të vendosin gjatë ditës së sotme se cili do të jetë momenti më i përshtatshëm për shpërthhimin, një praktikë kjo që zbatohet për herë të parë në vendin tonë, për një objekt që ndodhet në një zonë kaq shumë të banuar.
Sot do të shembet ndërtesa tek Ekonomiku
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!
Zv/ministri i ri i mbrojtjes ka mbajtur detyrat e rëndësishme në portin e Durrësit
Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2025
Parashikimi i motit, 20 dhjetor 2025





