DURRËS, 20 tetor 2013 – Policia e Durrësit ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se Policia kufitare e Durrësit ka kapur në flagrancë në orën 23:00, të mbrëmjes së djeshme 21-vjeçarin Ildi Xheka banues në Bulqizë.

Arrestimi i të riut, është bërë pasi gjatë kontrollit në makinën që ai drejtonte një “Jeep” me targa AA 242 FU, që po ngjitej në tragetin e linjës Durrës-Bari, është gjetur dhe lënda narkotike që u sekuestrua.

Kanabisi është gjetur në gomën rezervë të mjetit me të cilin udhëtonte i ri.

Droga si destinacion përfundimtar kishte shtetin italian, ku do të shitej.

Ndaj të riut është ngritur akuza e “trasportit të lëndëve narkotike”. 

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/