19 tetor 2013- Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura, një në Tiranë dhe një tjetër në aksin Prrenjas-Pogradec. 
Aksidenti i parë ndodhi në unazën e re, në perfieri ti kryeqytetit kur një motor ka përplasur dy gra duke u shkaktuar atyre plagë të rënda. Më pas motorri është larguar nga vendngjarja, teksa mjetet e rastit dërguan dy gratë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë, identiteti i të cilave ende nuk bëhet i ditur.
Thuajse të në njëjtën kohë një aksident i rëndë ndodhi në aksin Prrenjas-Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 67-vjeçare dhe janë plagosur dy drejtuesit e mjetit. Viktima mësohet se është Hanide Bajlozi, e cila udhëtonte me djalin e saj Sotir bajlozi, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti. 
Ndërkohë që, i plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tjetër Alket Spaho. 

/balkanweb/