19 tetor 2013- Nën akuzën e "vjedhjes", gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit. Sipas policisë, shtetasit Ndriçim dhe Shkëlqim Kuqja, Xhevit Alla, si dhe dy minorenët me iniciale S.C, 16 vjeç, M.L, 17 vjeç, pasi vidhnin shinat e trenit, ia shisnin shtetasit Agim Vaja, i cili disponon një pikë skrapi në fshatin Papër.Dëmi që kanë shkaktuar këta shtetas është i konsiderueshëm, shtojnë më tej burime nga policia.