TIRANË, 19 tetor 2013 – Një durrsake e famshme nga “Big Brother Albania 6”, tani sërish tërheq vëmendjen e publikut dhe medieve. Nife / Rike Roçi është një nga zgjedhjet më të mira të marketingut të Vizion Plus për të rritur audiencën në shoun Dancing with the Stars Albania.

“Ajo do të mbahet mend gjatë si banorja më e bukur e “Big Brother 6”. Megjithëse jo me ‘kurorën’ e fitueses në kokë, Rike Roçi mori këtë verë gjithë vëmendjen e medies, duke u kthyer kështu në personazhin më të dashur të kopertinave rozë. Linjat e nxehta dhe tiparet tipike mesdhetare, janë ato që e ndihmuan bukuroshen nga Durrësi të fitonte faqet e para mes dhjetëra personazheve të rëndësishme”, kështu e prezanton televizioni Vizion Plus konkurrenten 26-vjeçare nga Durrësi Nife (me nik-nejmin “Rike”) Roçi në spektaklin Dancing with the Stars Albania.

Rikja prej shumë vitesh jeton në Novara Itali me familjen e saj.

Info

Prezantojnë spektaklin: Armina Mevlani (e bija e folësit të njohur të TCH Arben Mevlani, aktualisht e dashuruar me Shkëlzenin, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha) dhe këngëtarja e mirënjohur Miriam Cani. Sipas “Vizion Plus”, Dancing with the Stars Albania është një shou që sjell personazhet “VIP” të ekranit në një tjetër format dimensional. Vënia përballë njëri-tjetrit në një kompeticion jashtë profilit të tyre, i bënë këto personazhe edhe me interesante dhe pse jo të ndryshme në të gjitha aspektet. Programi konsiston në konkurrimin e 12 çifteve (personazhe VIP dhe balerinë profesionistë) në disiplinat e vallëzimit standard dhe latin. 12 çiftet janë në garë duke u bazuar në një sistem votimi dhe eliminimi të përjavshëm që vjen nga një kombinim pikësh i votave të publikut dhe jurisë së pranishme në sallë. Fituesi shpallet natën e 12-të. Të gjithë konkurrentët kryejnë seanca përgatitore të përditshme nën vëzhgimin e kamerave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/