19 tetor 2013- Sharmi i tyre tashmë tërheq vëmendjen, ndoshta edhe për faktin se po shijojnë rotacionin politik dhe pushtetin e së majtës që përfaqësojnë. Me sa duket, zonjat e politikës së majtë ndihen më të motivuara, që të jenë gjithmonë e më në formë dhe të veshura sipas modës së fundit. Paparaci ynë ka fotografuar këtë javë tre politikane të së majtës, pasi kanë zbritur nga makinat e tyre dhe u janë afruar institucioneve ku punojnë. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit, dhe deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, shfaqen për t’u pasur zili me stilin e tyre të veshjes, dhe look-un në një ditë punë të zakonshme. Bie në sy luksi, veshjet firmë dhe kombinimet plot shije. Ky sezon i ri politik për Shqipërinë u dallua edhe për modën e sjellë nga politikanet tona. Mbledhja e Kuvendit të ri të Shqipërisë këtë vjeshtë në Tiranë u komentua si një tapet i kuq, ku zonjat e politikës, të majta e të djathta, sfiduan njëra-tjetrën me veshjet luks të ditës së tyre të parë të punës në Kuvend.

/panorama plus/