TIRANË,17 tetor 2013 – Kompania e naftës ADA Petrol do të paguajë në shtet 1.17 miliardë lekë të reja, ku përfshihen 390 milionë lekë detyrim i munguar dhe 780 milionë lekë gjobë, njoftuan burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Pas zbulimit të trafikut të 4400 tonëve naftë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës ka penalizuar kompaninë Ada Petrol me 1.17 miliardë lekë të reja ose rreth 8.4 milionë euro. Kjo kompania u zbulua më 2 tetor në Doganën e Lezhës, ku detyrimet e shmangura arrinin vlerën e rreth 4 milionë dollarëve.
Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, më datë 02.10.2013, në Degën e Doganës Lezhë, kishin zbuluan hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4.400 tonëve karburant gazoil. Karburanti ndodhej në depozitat në Shëngjin, në pronësi dhe përgjegjësi të kësaj kompanie dhe ishtë plumbosur nga autoritetet doganore.Ada Petrol është në pronësi të vëllait të ish-deputetit demokrat, Gjok Uldedaj. Bëhet fjalë për aksionerin Tonin Uldedaj, i cili është këshilltar i djathë në bashkinë e Lezhës.Kryetari i degës Doganës Lezhe u pezullua menjëherë nga detyra.
Për kompaninë ADA Petrol është depozituar edhe kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë”, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor.
Kontrabanda me karburantin, gjobitet 8.4 milion euro “ADA Petrol “
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Mirënjohës! Vendimi, kontribut domethënës për stabilitetin në rajon
“S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin mirësinë e një femre për klikime”/ Alba shpërthen në lot pas largimit nga darka!
Franca gjobit Shein me 10,000 euro, i kërkon të verifikojë moshën e klientëve
Zbulohet zyrtarisht banori i parë i “Big Brother Vip Albania 5”





