DURRËS, 18 tetor 2013 – Vazhdon seriali i skandaleve në universitetit publik të qytetit bregdetar, që shquhet për tolerancë ndaj bashkësive të njerëzve me ngjyrë. Në një tele-reportazh tronditës të gazetarit të njohur Aleks Kalemasi në Vizion Plus me titullin “Getot e romëve në Durrës / “Na heqin ndihmat dhe na diskriminojnë” (http://vizionplus.al/durres-romet-me-qender-te-re/), një grua rome bëri denoncim publik ndaj drejtuesve të Universitetit publik “Aleksandër Moisiu” (në foto). Edhe njëherë del në pah arbitrariteti, korrupsioni, dehumanizimi që ka përfshirë fatkeqësisht këtë institucion të lartë arsimor. Gruaja e mjerë tregon: “Kam pasur gocën 26 vjeçe që ishte punësuar në universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ka punuar vetëm katër muaj dhe ma pushuan nga puna vetëm e vetëm se ishte rome”. OJQ-të, që merren me të drejtat e njeriut dhe përfitojnë fonde të konsiderueshme, po heshtin. Nuk do të bënte keq Prokuroria të fillonte hetimet për rastin, që, nëse është i vërtetë, të dërgojë para drejtësisë fajtorët që abuzojnë me të drejtat e njeriut dhe shkelin ligjet.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/