18 tetor 2013- Një aksidenti në rrugën nacionale Berat-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Moravë, ndërsa flitet për pesë persona të plagosur.Aksidenti ka ndodhur si pasoje e perplasjes se dy automjeteve me targa përkatësisht, Br 9155 A dhe Br 7003 A, që po udhëtonin në drejtime të kundërta.Dy  drejtuesit e mjeteve, Vladimir Milova 53 vjec dhe Arben Bakërri, si dhe 3 pasagjerë kane mbetur te plagosur .Të pestë personat janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se mjeti me targa Br 7003 A ka realizuar një parakalim të gabuar dhe si pasojë i ka zënë rrugën benz-it tjetër që udhëtonte përballë tij, duke shkaktuar përplasjen e rëndë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.