TIRANE,18 tetor 2013 – Shkarkohen 12 zv/drejtorët e hetimit të Krimeve në drejtoritë e qarqeve.
Nuk dihen emrat e shefave të ri të hetimit të krimeve, ndërkohë që lajmi nuk është zyrtarizuar ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Rikthehet në Policinë e Shtetit Bilbil Mema, në postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga Drejtori i Policisë së Shtetit.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitet, 2000-2004, është rikthyer në këtë detyrë me gradën më të lartë operacionale, Drejtues i Parë.
Bilbil Mema është larguar nga policia me gradën më të lartë të kohës, Gjeneral, duke qenë i vetmi drejtues aktiv i uniformave blu që mbante këtë titull.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës është emëruar Gëzim Ngjeçi.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit është emëruar z. Erzen Cera.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Dibrës është emëruar z. Albert Seferi.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit është emëruar z. Artan Hasani.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit është emëruar z. Dorian Muça.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit është emëruar z. Lorenc Meta.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës është emëruar z. Ndue Doçi.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës është emëruar z.Ilir Gjoçi.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit është emëruar Adriatik Tafçiu.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës është emëruar Ferdinand Mara.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës është emëruar z. Ilir Dedja.
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës është emëruar z. Artan Pjetërnika.
Shkarkohen 12 zv/drejtorë në polici.Rikthehen oficerët e pushuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!
Zv/ministri i ri i mbrojtjes ka mbajtur detyrat e rëndësishme në portin e Durrësit
Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2025
Parashikimi i motit, 20 dhjetor 2025





