TIRANE, 17 tetor 2013 – Ish- kryeministri Sali Berisha ka zhvullar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët. Ai ka deklaruar se gjatë qeverisjes së PD-së është punuar me përkushtim në disa reforma. Ish kryeministri deklaroi se do të vazhdojë të kontribojë për integrimin e vendit.
” Unë fola pak më parë për 5 shtylla. Mund mos dish ,të ndihmojnë me specialistët më të mirë. Mund të mos kesh para të japin fonde. Po ka një gjë që nuk të ndihmojnë dot kurrë dhe ky është mos serioziteti. Unë nuk pëlqej asmimetrinë që ekziston sot në këtë vend, në kontributet e sotme të forcave politike. Nuk duhet të ishte kështu. Duhet të ishin kontribuuese të dyja forcat politike në momentet kyçe. Fakti është se të gjitha momentet e medha për integrimin lidhen me qeverisjen e partisë demokratike. Dhe kjo jo se ne kishim njerëz më të aftë në administratë. PS-së nuk i mungojnë njërëzit e afte. Ka një gjë shumë thelbesore, dhe ky është është serioziteti,”- tha Berisha.
Ai theksoi se ka dhënë dorëheqjen si kryetar partie por jo si Sali Berishë.
“Une kam dhen dorëheqjen si kryetar partie po jo si Sali Berishë. Dua të siguroj shqiptarët që ne do bëjmë gjithçka që ky proces të ece. Uroj që qeveria ta marë në mënyrën më serioze. Një qeveri e një vend jo anëtar i BE-së shancin më historik ka të punojë për integrimin. Ne qëndrojmë të vendosur dhe japim çdo lloj kontributi. Ky status do të thotë më pas qindra milione euro më shumë për shqiptarët. Ne më parë se vendet e rajonit që kanë marë statusin në kemi fituar çertifikimin, me keta punonjës administrate. Si punonjës që u besohet fondi i BE-se. Jam këtu për të uruar shqiptarët për këte moment historik. Pas hyrjes në NATO dhe Pavarsise së Kosovës ku është një nga arritjet më të rëndësishme,”- deklaroi Berisha





